X

Lojtarët e Barcelonës nuk duan t’ia dinë: Jo uljes së rrogës prej koronavirusit


Bota e futbollit është duke kaluar një moment të vështirë teksa ndeshjet janë ndërprerë për shkak të koronavirusit. Kjo ka bërë që edhe klubet të pësojnë humbje të mëdha në bilancet e tyre, ndaj së fundmi ka lindur ideja që të shkurtohen rrogat e futbollistëve.

Por, nëse te Bajern Mynih, lojtarët kanë qenë pro kësaj, te Barcelona janë krejtësisht kundër. Futbollistët janë të vendosur të mos e pranojnë këtë propozim të klubit blaugranas, edhe pse ky është një mendim i lindur në kohë të vështira.

Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës do të provojnë deri në fund të bindin lojtarët e tyre, se një ulje nga rroga normale që ata përfitojnë gjatë sezonit është e nevojshme. Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin situatat, kur dihet se në Barcelonë, lojtarët disa herë kanë pasur përplasje me drejtuesit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Futboll deri në gusht, UEFA e vendosur të rikthejë kampionatet

UEFA, FIFA dhe federatat e futbollit anembanë Europës janë në një pozicion të vështirë. Pandemia prej Coronavirusit i ka vënë...

Close