X

SHBA bëhet vendi me më shumë të infektuar nga Covid-19 në mbarë botën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zyrtarisht më shumë persona të infektuar me koronavirus, se çdo vend tjetër, përfshirë këtu edhe Kinën, shteti ku u shfaq fillimisht virusi vdekjeprurës Covid-19.

Në SHBA janë prekur nga koronavirusi 82,174 persona dhe kanë ndërruar jetë 1,177 persona. Vetëm në 24 orët e fundit, ka patur 13,963 raste të reja infektimesh dhe kanë ndërruar jetë 150 persona.

Senati amerikan ka aprovuar një paketë historike, 2 trilionë dollarë, për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, nga kriza që po shkakton pandemia e koronavirusit dhe për të shpëtuar ekonominë.

Në mbarë botën janë infektuar me koronavirus 525,807 persona dhe kanë humbur jetën 23,714 persona.

Vendi më i goditur dhe me më shumë fatalitete nga ky virus, është Italia, ku kanë ndërruar jetë 8,215 qytetarë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/