X

Koronavirusi/ Mjeku Ilir Allkja: Po përhapet edhe në vendet e nxehta, nuk dihet nëse me ardhjen e verës do përfundojë epidemia


Mjeku Ilir Allkja ka deklaruar së fundmi se luftën me COVID-19, mund ta fitojmë vetëm me higjienë strike dhe distancim social.

Mjeku ka publikuar edhe shifrat, ku deri më tani kanë humbur jetën në botë, pas infektimit me COVID-19, 21 mijë 297 persona dhe ky virus është përhapur edhe në vendet e nxehta. Mjeku shprehet se nuk dihet nëse me ardhjen e verës do përfundojë epidemia.

Postimi:

Epidemia mbarëbotërore e koronavirus COVID-19 kan prekur tashmë 198 vende dhe territore në të gjithë botën dhe përfshirje ndërkombëtare !

Rastet në vendet e nxehta si Dubai (EBA) me 333 raste, Arabia Saudite me 900 raste e disa vende të tjera krijojnë konfuzion dhe e shkundin besimin se me ardhjen e verës epidemia do të përfundojë.

Shpresat për ta mundur mbeten tek higjena strikte, distancimi social, e ndoshta edhe izolimi social në kushte të dyshimta!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Infektohen me koronavirus punonjësi i SHISH dhe bashkëshortja mësuese

Situata po përshkallëzohet. Harta e të infektuarve është zgjeruar duke përfshirë edhe më tepër rrethe në vend. Ditën e sotme...

Close