X

Koronavirusi/ Ky qytet i Shqipërisë vendos “traun”: Nuk lejohet të futet askush që nuk banon këtu


Poliçani ka gjetur një formë origjinale për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Prej disa ditësh, në hyrje të qytetit është vendosur një postbllok i përforcuar, përmes të cilit lejohet të kalojnë vetëm banorët e qytetit dhe askush tjetër.

Pamjet e këtij postblloku janë publikuar në rrjetin sociale Facebook nga gazetari i Abc News, Artan Hoxha, i cili thekson se në Poliçan janë një numër i madh të sëmurësh prej frymëmarrjes, prandaj edhe bashkia është detyruar që të ndërmarrë hapa të tillë.

“Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe municioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt, afro 15% e popullatës së këtij qyteti të vogël, vuan aktualisht nga sëmundje kronike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes”, shkruan gazetari.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ Flamur Topi: Me rritjen e temperaturave ka shpresë që kurba jo vetëm të ulet, por edhe të eliminohet

Në një lidhje më “Skype” doktori Flamur Topi ka folur për “ABC News” për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Sipas...

Close