X

Koronavirusi/ “Armani” do të bëjë uniforma mjekësore

Shtëpia italiane e modës, Armani, njoftoi sot se fabrikat e saj në Itali do të fillojnë të prodhojnë uniforma për ‘personelin mjekësor që luftojnë’ kundër pandemisë së re të koronavirusit.

Themeluesi George Armani tashmë ka dhuruar dy milionë euro për spitalet në vend, të cilat janë përmbytur me pacientë.

Selia e firmës ndodhet në Milano, kryeqyteti i rajonit të Lombardisë, i cili është qendra e pandemisë në Itali.

Pandemia ka vrarë 8.200 njerëz në vend (4,800 në Lombardi), ndërsa 3.600 persona janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv, sipas të dhënave të fundit.

Armani ka katër fabrika në Itali, tha një zëdhënëse e firmës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Arnold Schwarzenegger dhuron një milion dollar për luftën kundër koronavirusit

Arnold Schwarzenegger ka dhuruar donacionin e madh për ta luftuar pandeminë. Arnold Schwarzenegger është një nga fytyrat publike që gjatë...

Close