X

Komentatori i njohur pranë Milanit: Kuqezinjtë gati të ndryshojnë pronësi, ja shuma dhe trajneri i ri


Prej kohësh qarkullojnë lajme për një shitje të mundshme të Milanit, me Arnault që duket se do të jetë pronari i ri i kuqezinjve.

Për këtë ka folur edhe komentatori njohur pranë Milanit, Ticiano Krudeli, i cili ka zbuluar se Eliot ka marrë një ofertë për ta shitur Milanin. “Arnault ka bërë një ofertë prej 900 milionë eurosh për të marrë pronësinë e Milanit.

Të shohim nëse Eliot do ta pranojë këtë ofertë. Nëse do të ketë një ndryshim të pronësisë, klubi do ia besojë stolin Alegrit. Këto lajme i kam sipas një burimi të sigurt.

Kam marrë vesh që edhe Donaruma do të qëndrojë edhe për të paktën sezonin tjetër.”, u shpreh Krudeli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Barcelona e fiksuar pas Lautaro Martinez, për argjentinasin ofrojnë pesë futbollistë

Barcelona tashmë ka dalë hapur për objektivin e merkatos në këtë verë. Ai është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i...

Close