X

Infektohet nga koronavirusi shoferi i ambulancës në Korçë

Vazhdon rritet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Harta e vendeve të infektuara është zgjeruar edhe më tej.

Siç raporton gazetarja e ABC News, Ledjona Xheladinaj, në qytetin e Korçës është konfirmuar një tjetër person me Covid-19.

Bëhet fjalë për një shoferin e ambulancës të Maliqit.

Personi i infektuar ka shfaqur simptoma të infeksionit, si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, kështu që i është nënshtruar analizave të cilat kanë rezultuar pozitive.

Mbetet ende e paqartë, se si është infektuar ky person nga koronavirusi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
KLP zyrtarizon shkarkimin e njërit prej anëtarëve të saj, i jep detyrën e re Arta Markut

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar se ka miratuar shtatë projekt-akte, përkatësisht, gjashtë caktime të përkohshme dhe një...

Close