X

Infektohen me koronavirus punonjësi i SHISH dhe bashkëshortja mësuese


Situata po përshkallëzohet. Harta e të infektuarve është zgjeruar duke përfshirë edhe më tepër rrethe në vend.

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë rezultuar të infektuar 28 persona të tjerë gjatë 24 orëve të fundit.

Në Tropojë kanë dalë pozitiv, çift bashkëshortesh të moshës 48-50 vjeç, nga qyteti i Bajram- Currit.

Ata janë banorë në lagjen “Partizani” të këtij qytet.

Burri që është infektuar nga Koronavirusi është punonjës i Shërbimit Informativ në Tropojë, ndërsa gruaja është arsimtare.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhe Byberi

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Situata shumë problematike në Tiranë, qytetet ku u shfaqen rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit

Tirana është kthyer në qendrën e koronavirusit në Shqipëri duke shënuar nga dita në ditës një numër të madh rastesh...

Close