X

“Ilaçi që dha një shpresë”, mjeku Albert Troci: Te pacientët kemi vënë re simptoma të tjera koronavirusit


Në një lidhje më “ABC News” mjeku Albert Troci në Milano u shpreh se COVID-19 është një virus i ri dhe se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

“Ditët e fundit por shohin një trend negativ. Por sërish është akoma shumë shpejt të arrijmë në përfundim të rezultateve. Një gjë e mirë se kemi edhe raste të personave të shëruar. Po mundohemi të gjejmë kurën më të domosdoshme të çdolloj pacienti”, tha Troci.

Gjithashtu ai sqaroi edhe ilaçet të cilët janë përdorur si alternativë për të ndihmuar sadopak në kurimin e pacientëve me koronavirus.

“Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet.

Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet. Ilaçi që dha një shpresë është “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar.

Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus.

Më tej ai theksoi se virusi është i ndryshëm te pacientë të ndryshëm dhe për këtë arsye duhet treguar një kujdes maksimal në trajtimin e tyre.

“Në Itali rastet e fëmijë kalojnë më lehtë se mosha e tretë.

Shpresojmë që ky numër të qëndrojë kështu dhe të mos kemi viktima të fëmijëve.

Virusi është një virus i ri që ne po e njohim pak nga pak.

Duhet të kemi një imunitet 60 % të shoqërisë që ne të arrijmë të dalim lirisht dhe të mos kemi vatra të tjera”, u shpreh Troci.

A ka një shkurtim të kohëzgjatjes të fazës kritike të sëmundjes?

Troca: Në shumicën e pacientëve pas pesë ditësh fillojnë shenjat bazike dhe aty kuptohet se si do të fillojë historiku i sëmundjes. Si shenja të tjera pacientët kanë humbjen e nuhatjes dhe shijes, nuk ka ende studime për këtë, por e kemi vënë re te pacientët tanë. Domethënë që ka një trompizëm të sistemit nervor.

Gjithashtu mjeku Albert Troci ka folur edhe simptomat e shkaktuar nga koronavirusi.
Duhet të kemi parasysh që jemi ne fazën e gripit stinor dhe çdo pacient duhet të trajtohet me kujdes.

Tani rastet që shfaqen si grip kanë më shumë probabilitet të shfaqen me COVID-19.

Të infektuarit brenda karantinave spitalore, si janë infektuar?

Troca: Këto raste janë virusi ka një aftësi ngjitëse shumë të madhe. Gjatë punës apo nga stresi i ngarkuar ndodh që nuk e vë re dhe infektohesh.

Kjo është një luftë dhe mjekët duhet patjetër të jenë të mbrojtur. Fatkeqësisht në Itali nuk kam numrin e saktë të kolegëve të infektuar, por linja e parë duhet të jetë e siguruar.

Edhe në spitalin tim ka kolegë që e kanë kaluar dhe janë rikthyer në punë. Çdo koleg që ka një specializim tjetër merret me pacientët COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi/ 37 mjekë italianë kanë humbur jetën deri më tani

Në këto ditë të vështira që po kalon bota, e veçanërisht Italia, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ata që...

Close