X

Hapja e negociatave, KASH: Klasa politike të gjejë konsensusin. Platformë e përbashkët për të plotësuar kushtet e BE


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka përshëndetur sot vendimin e BE-së për të nisur negociatat me Shqipërinë, duke e cilësuar këtë vendim si përkrahje dhe solidaritet me popullin shqiptar në këto kohë sfiduese për gjithë njerëzimin.

Po ashtu, KASH i bën thirrje klasës politike shqiptare të bashkëpunojë për një platformë të përbashkët konsensuale për plotësimin e kushteve të vendosura nga BE, sa më parë.

DEKLARATA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet ngrohtësisht vendimin politik të datës 24 Mars 2020 të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për çeljen e negociatave të antarësimit ndërmjet saj dhe Shqipërisë.

Ky vendim pozitiv është rikonfirmim i perspektivës së qartë europiane të Shqipërisë dhe mbështetjes financiare për tejkalimin e gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID – 19 : po ashtu ai është shprehje kuptimplotë e marrëdhënieve të pazgjidhshmërisht të ngushta BE – Shqipëri.

Me këtë rast, KASH i shpreh falenderimet më të mira të gjitha vendeve antare të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian, për këtë përkrahje dhe solidaritet solid me popullin shqiptar, në këto kohë sfiduese për gjithë njerëzimin.

Me përgëzimet më të mira për këtë arritje, KASH i bën thirje klasës politike shqiptare që mbi bazën e këtij vendimi inkurajues të ndërtojë pa vonesë konsensusin e plotë rreth një platforme të përbashkët kombëtare për anëtarësimin në BE.

Gjithashtu, KASH fton të gjithë aktorët dhe faktorët vendas, politikë dhe jopolitikë të nxisin dhe bashkëpunojnë për hartimin e një axhende të shpejtë, tërësore, gjithë përfshirës dhe konkrete për zbatimin sa më parë të të gjitha kushteve, me qëllim që të mundësohet nisja sa më e shpejtë e negociimit të kapitujve përkatës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kaos dhe dyndje në njësinë nr.1, qytetarët mblidhen për bukë: Iu japim fëmijëve ujë me sherbet

Ruajtja e distancës së sigurisë duket se është e pamundur në njësitë bashkiake të Tiranës, ku qytetarët janë mbledhur për...

Close