X

Futboll deri në gusht, UEFA e vendosur të rikthejë kampionatet


UEFA, FIFA dhe federatat e futbollit anembanë Europës janë në një pozicion të vështirë. Pandemia prej Coronavirusit i ka vënë të gjithë në vështirësi dhe për momentin futbolli është ndalur thuajse kudo. Para pak kohësh UEFA vendosi të shtyhej EURO 2020, ndërkohë që një ditë më parë u shtynë edhe Lojërat Olimpike.

Direktiva e parë e qeverisë evropiane të futbollit ishte përfundimi i kampionateve deri më 30 qershor. Kjo duket një ide që nuk mund të vihet në jetë, pasi situata ende nuk njeh përmirësim dhe gjasat janë që të mos mund të rifillohet të luhet deri në qershor.

Zgjidhja, sipas asaj që raporton italiania Corriere dello Sport, është që të vazhdohet deri në muajin gusht. Presidenti i FIGC, Gravina, e tha diçka të tillë një ditë më parë dhe plani është që deri në mesin e korrikut të mbarojnë kampionatet dhe kupat.

Pasi të ndodhë kjo, mendohet që të zhvillohen Europa League dhe Champions League, pjesa e mbetur e këtyre garave. Sigurisht nuk ka asgjë përfundimtare dhe bisedimet vazhdojnë. Ajo që dallohet qartë, është se të gjithë duan që sezonin aktual futbollistik duan ta mbyllin në fushë dhe arsyet janë më së shumti financiare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Boks/ Anthony Joshua në izolim/ Kampioni kishte takuar Princin Charles

Kampioni i botës i peshave të rënda Anthony Joshua është futur në vetë-izolim, menjëherë pasi mori lajmin për pozitivitetin me...

Close