X

Frikë se mund të mbarojnë produktet ushqimore/ Ja çfarë po ndodh tek porti i Durrësit


Qytetarët dalin gjatë paradites nga banesat e tyre për të blerë ushqime dhe ilaçe, pasi janë të izoluar pas përhapjes së COVID-19 në Shqipëri.

E gjitha vjen si pasojë e frikës që njerëzit kanë se mos ushqimet mbarojnë. Por në videon që shikoni më poshtë, shfaqen dy tragete në portin e Durrësit, AF Marina dhe FB Bari, përkatësisht me 95 kamionë, tjetra me 45 kamionë, të cilët kanë sjellë në vendin tonë produkte ushqimore.

Edhe qeveria ka njoftuar se në vend nuk do të ketë mungesë për ushqime, pasi nuk është ndërprerë transporti i trageve me mallra.

Koronavurusi tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët.

Deri më tani janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe fatkeqësisht janë shënuar edhe 6 viktima. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça.

Të infektuar ka edhe në Lezhë, Shkodër, Vlorë, Kavajë e Elbasan. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Koronavirusi/ 600 të burgosur lënë qelitë për t’u mbyllur tre muaj në shtëpi, kush kapet në rrugë, pesë vite burg shtesë

Pritet të lënë qelitë 600 të burgosur, të cilët përfituan nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes...

Close