X

“Bota do të ishte kursyer nga pandemia nëse…”, ambasadori amerikan në Britani akuzon Kinën


Ambasadori amerikan në Londër ka lëshuar akuza të forta në adresë të Kinës, duke thënë se ajo po rrezikon tërë botën, e cila do të ishte kursyer nga ndikimi i plotë i koronavirusit nëse zyrtarët kinezë nuk do t’i mbulonin faktet.

Në një pjesë opinioni të botuar në gazetën britanike The Times, Johnson thotë se Kina dështoi në detyrimin e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të shpërndarë informacione rreth shpërthimit në mënyrë transparente, raporton sot Reuters.

“Së pari (Kina) u përpoq të shtypë lajmin. Pastaj, ajo ka punuar për të mbrojtur popullsinë e vet duke shpërndarë në mënyrë selektive informacion kritik, të tilla si të dhëna për sekuencat gjenetike.

Sikur Kina të kishte bërë gjërat e duhura në kohën e duhur, më shumë nga popullsia e saj dhe pjesa tjetër e botës, mund të ishte kursyer ndikimi më serioz i kësaj sëmundje”- ka thënë ai.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Pekini duhet të kishte vepruar më shpejt për të paralajmëruar botën pas shpërthimit të sëmundjes atje.

Ai gjithashtu hodhi poshtë kritikat se etiketimi i tij si “virus kinez” ishte racist.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Dy persona në gjendje kritike te Infektivi, të intubuar. Detaje nga ministria, sa persona janë shtruar në total

Ka shkuar në 73 numri i personave të shtruar aktualisht në shërbimin infektiv. Eugena Tomini nga ISHP, tha sot se prej...

Close