X

Barcelona e fiksuar pas Lautaro Martinez, për argjentinasin ofrojnë pesë futbollistë


Barcelona tashmë ka dalë hapur për objektivin e merkatos në këtë verë. Ai është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili ka pëlqimin e Mesit dhe do të zëvendësonte në mënyrë perfekte Luis Suarez.

Argjnetinasi këtë sezon ka bindur mbi cilësitë e tij e në këtë formë katalanasit këmbëngulin për ta pasur në skuadër, aq sa është e gatshme që t’i ofrojë Interit pesë futbollistë. Blaugranat e dinë mirë simpatinë e trajnerit Antonio Konte për Arturo Vidal, teksa në paketë me kilianin janë përfshirë edhe Artur Melo, Todibo, Alenja dhe Semedo.

Duket një ofertë joshëse për zikaltërit që do i shtonin cilësinë e grupit të Kontes, megjithatë nuk përjashtohet edhe fakti që marrëveshja të arrihet për Vidal dhe një shumë parash. /

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Tetë lojtarë në shitje, Barcelona synon revolucionin në verë

Barcelona ka shpenzuar tmerrësisht vitet e fundit, por shumica e të ardhurve nuk kanë rezultuar të jenë goditjet e duhura...

Close