X

51 ditë në pushtet, Albin Kurti kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Kosovës


Duke nisur nga sot, Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër në detyrë i Kosovës.

Mbrëmë Kuvendi rrëzoi qeverinë Kurti me mocion mosbesimi, duke bërë që Kurti të jetë kryeministri më jetëshkurtër që nga paslufta në Kosovë.

Kurti zyrtarisht në pushtet qëndroi vetëm 51 ditë që nga koha e votimit të qeverisë më 3 shkurt.

Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se qeveria Thaçi i (2008-2011) ka zgjatur 1141 ditë, ndërsa qeveria Thaçi II (2011-2014) ka pasur një jetëgjatësi prej 1387 ditëve kurse qeveria Mustafa (2011-2014) ka zgjatur plot 1006 ditë.

Sakaq, Ramush Haradinaj qëndroi në krye të qeverisë 678 ditë. Mocioni i LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës mori 82 vota pro dhe 32 kundër.
Vlen të theksohet se para vënies në votim të këtij mocioni pati qëndrime të ndara dhe të ndryshme dhe nga shtetet perëndimore.

Franca dhe Gjermania i bënë thirrje LDK-së që të heqin dorë nga mocioni dhe se qeveria te fokusohej tek pandemia e COVID-19.

Ndërkohë SHBA-të, përmes ambasadorit në Prishtinë, Philip Kosnett përkrahën votimin e mocionit të mosbesimit.

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, Kosova pritet të ketë një qeveri gjithëpërfshirëse, ndërkohë që vendi po përballet dhe me pandeminë e koronavirusit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Jeta e shqiptarëve në karantinë, sa shpenzon në muaj një familje? Çfarë mbulon kompensimi për COVID-19

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për...

Close