X

Vdesin 683 persona brenda 24 orëve, shkon në 7503 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19

 

 

Italia është e gjitha e mbërthyer nën “darën” e fortë të koronavirusit, me një kurbë të frikshme shifrash në rritje.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 683 persona me COVID-19, me një rritje të lehtë më nga dje, duke e çuar numrin në total në 7503 persona.

74.386 persona të infektuar

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 74.386 persona të infektuar nga ky virus, 5.210 më shumë në raport më ditën e djeshme.

Nga këta të infektuar 9.362 prej tyre janë shëruar (+ 1036 më shumë se dje).

57.521 në gjendje aktive

Aktualisht, gjendje aktive – të regjistruar pozitivë – janë 57.521, ose 894 më shumë se dje.

Pacientët e rikuperuar totali janë 23.112, prej të cilëve 3.489 janë në terapi intensive (+93 më shumë se dje), ndërkohë që 30.920 janë në izolim shtëpiak të kontrolluar prej autoriteteve shëndetësore.

Të dhënat sipas rajoneve

Lombardia vazhdon të jetë kryeqendra e të infektuarve me koronavirus, me 32.346 raste (+ 1643 nga dje), e ndjekur nga Emilia Romagna 10.054 (+800) dhe Veneto 6.442 (+494).

Përsa u përket provincave, kryeson Bergamo me 7.272 raste, e ndjekur nga Lodi (1.884) dhe Kremona (3.156).

Koronavirusi në botë

Italia është vendi më më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 3.434 dhe Kina 3.281. Irani (2.077), Franca (1.100), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.

Përsa u përket vdekjeve të raportuara deri tani për ditën e sotme, në “Top 10” janë: Italia (+683), Spanja (+443), Irani (+143). Më pas vijnë Holanda (80), Belgjika (56),  SHBA (39), Zvicra (31), Gjermania (27), Britani (+17) dhe Portugalia (+11)

Në total në botë janë 452.601 të infektuar, me 20.499 vdekje. Raste aktive janë 318.981, ku 13.807 janë në gjendje kritike apo të rëndë.

/TPZ.al/

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Rama përkëdhel Manastirliun:Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi ynë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer komplimentet dhe përkëdheljet për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. gjatë një videoje-live që...

Close