X

Vasili: Edi, shko tek Infektivi! Nëse trembesh, shkojmë bashkë!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkojë te Spitali Infektiv për të mbështetur mjekët.

Vasili komentoi daljen e sotme të Edi Ramës në krah të një ushtrie rojesh për t’iu hakërryer qytetarëve që kishin dalë jashtë.

STATUSI I VASILIT

Edi, shko te infektivi, mbështeti heronjtë, dhe nëse trembesh, shkojme bashkë!

Edi Rama u thoshte shqiptarëve:

“Ju lutem ecni fillikat në rrugë pa u ndalur askund”!

Ndersa po vetë Edi Rama del me një tufë sejmenësh rreth e përqark dhe sigurisht edhe me një që do ta filmojë shfaqjen e tij.

Edi, ata qe kanë nevojë për mbështetje janë mjekët, infermierët dhe sanitaret e Spitalit Infektiv, heronjtë siç i kanë pagëzuar me të drejtë.

Edi, shko takoji, shko në Spitalin Infektiv, jepu mbështetje dhe kurajo në sakrificën e jashtëzakonshme të tyre.

Ti thua jemi në luftë dhe ti udhëheq luftën.

Shko Edi komandanti i luftës në Spitalin Infektiv, shko atje, heronjtë po të presin.

Po nuk pate kurajo,guxim e trimeri dhe po t’u desh, shkojmë edhe bashkë, po nuk vajte dot vetëm.

P.S shiheni foton e Edit si filmohet mes sejmenëve

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Qeveria greke aprovon vendimin për lirimin e të burgosurve, mes tyre përfitojnë edhe shumë shqiptarë

Ditën e sotme Qeveria greke ka bërë me dije se është aprovuar vendimi për lirimin e të burgosurve që kanë...

Close