X

Shqiptari kapet me pistoletë, përkthyesi grek i bën gjëmën

Një shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me armë pa leje tip pistoletë me selenciator, të cilën e mbante me fishek në gojë, gati për shkrepje, brenda mëngës së palltos.

Aleksander Dedukaj, 40 vjeç është dënuar me gjashtë vite burg pasi policia ndaloi makinën e tij në një karburant dhe e pyeti nëse kishte armë.

Dedukaj rezulton të ketë qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare me 5 vite burg për trafik droge ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Momentin e arrestimit nga policia angleze shqiptari tha se quhej Christos Papadimitriou dhe ishte nga Greqia.

Por kjo gënjeshtër e tij ka zgjatur derisa në polici ka mbërritur një përkthyes i gjuhës greke duke zbuluar se personi që do të pyetej nga policia nuk dinte asnjë fjalë greqisht.

Pyetje në polici tropojani Dedukaj i është përgjigjur me “no comment”.

Kaq ka mjaftuar për policinë për të zhvilluar hetime të mëtejshme e zbuluar identitetin e vërtetë të tij dhe që ai ishte person në kërkim ndërkombëtar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I riu që u shërua tregon mundësinë se si mund të jetë infektuar: Takova një mik që kishte ardhur nga Italia, por ai s’kishte simptoma

Erind Cara, i riu që u shërnua nga COVID-19 ka folur sërish për luftën e tij koronavirusin. Në një lidhje...

Close