X

Serie A rrezikon mbylljen përfundimtare/ Hipotezat janë titulli i padorëzuar e kampionat me 22 skuadra


Asamblea e Lega që është zhvilluar dje, në mënyrë virtuale, ka konfirmuar ndarjen e skuadrave të Serie A. E është një front që po rritet gjithnjë e më tepër, ai që mendon se kampionati 2019/20 duhet të konsiderohet i përfunduar për të menduar direkt sezonin e ardhshëm. Një vendim që natyrisht do të merret në mes të prillit, sepse duke shkuar më tej do të kondiciononte edhe sezonin 2020/21.

Në rastin më të mirë, duke nisur stërvitjet në fund të prillit e duke i dhënë 10-15 ditë lojtarëve për të gjetur formën fizike të pranueshme, Serie A Mund të rinisë në 9 ose 16 maj e të mbyllet brenda qershorit, duke i dhënë hapësirë edhe kupave europiane. Bind më pak hipoteza e Uefa për tu kthyer të luhet në fillim të qershorit, duke i mbyllur kampionatet brenda mesit të korrikut e pastaj për të vazhduar me kupat: sezoni i ri do të kondicionohej në mënyrë të rëndë.

Situata është kaq e komplikuar sa sugjeron se është më mirë të kërkohet për alternativa. Ashtu si bën të ditur La Gazzetta dello Sport më konkrete në këtë moment janë mos dorëzimi i titullit kampion, kristalizimi i pozicioneve të klasifikimit aktual (që do ti shkonte për shtat edhe direktivave të Uefas në lidhje me kupat për sezonin e ardhshëm), asnjë rrëzim nga kategoria e shtimi i Serie A me 22 skuadra – për vetëm sezonin 2020/21 – në mënyrë që ti jepet krediti Benevento e Crotone, të parat e Serie B.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Reali pendohet që nuk e mori, ja prapaskenat për Halandin

Erling Braut Haland, i lindur para 19 vitesh në Norvegji, u bë i njohur për futbollin botëror në 30 majin...

Close