X

Rama përkëdhel Manastirliun:Të kemi borxh orët e gjumit, je ilaçi ynë


Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer komplimentet dhe përkëdheljet për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun. gjatë një videoje-live që zhvilloi me ministrat, Rama e quajti ëmbëlsië Manastirliun, teksa e pyeti për materialet mjekësore që kanë ardhur sot në vendin tonë.

Pjesë nga biseda

Rama: Është ëmbëlsira për në fund, por ne kemi ilaçin në fund tani. Ogerta të lutem, e di që je e mbingarkuar një listë të tërë borxhesh gjumi që t’i kemi ne ty. Një listë pyetjesh të shkurtra, e para: materialet u morën në dorëzim?

Manastirliu: Po kryeministër, u morën falë një angazhimi, dhe ua dimë shumë përnder të gjithëve atyre që janë angazhuar. Tashmë kemi nëj sasi shumë më të madhe furnizimi që patëm në magazinat tona. Pra ne jo vetëm që kemi krijuar mundësinë për të rritur stokun por do të vazhdojmë kështu për të mbështetur sa më shumë mjekët dhe infermierët.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“I blemë vetë, hapi thjesht kanalin e eksportit”, Rama zbulon të vërtetën e pajisjeve mjekësore që erdhën nga Turqia, lëvizja e vetme e Erdoganit

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndihmën e ardhur nga Turqia me 4.5 ton pajisje mjekësore. Gjatë mbledhjes që zhvilloi online...

Close