X

Rama del nga “bunkeri” në rrugë, shpërthejnë “memet” në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë shënjestra e madhe e “memeve” në rrjetet sociale edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit

Pas izolimit disaditor në shtëpinë e tij në fshatin Surrel dhe video-selfive të tij nga “bunkeri” për larje duarsh dhe marrje masash kundër COVID-19, si dhe më pas nga zyra kryeministrore, për të paralajmëruar masa drastike, kreu i qeverisë u shfaq sot në terren, në disa zona të frekuentuara të kryeqytetit.

Videoja e tij ku debaton me të një grua të moshuar, si dhe fotot e tij në rrugë – pa maskë dhe doreza-  i rrethuar nga një duzinë rojesh dhe forca policore, kanë frymëzuar autorë të shumtë të memeve, të cilët kanë “shpërthyer” me fantazinë e tyre.

Unë jam polici nëna, për masat pyesni Bashën”, shkruhet në një prej memeve.

Ja disa prej tyre.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Mamaja e Rita Orës në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në Britaninë e Madhe

Nëna e Rita Orës, Vera po rikthehet në vijën e parë të frontit, në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Profesionistja...

Close