X

“Portokalli” njofton ndërprerjen e transmetimit


Pak ditë më parë, pavarësisht se emisionet televizive me më shumë se 2 persona në studio nuk zhvillohen si masë e marrë kundër përhapjes së Koronavirusit, ”Portokalli” njoftoi se nuk do ta ndërpriste transmetimin. Për të gjithë shqiptarët që janë mësuar ta ndiqnin programin e humorit të dielave, ata do të vinin me versionin ”Ditari i Karantinës”, jo më në skenën e përhershme, megjithatë me të njejtat personazhe të përshtatur në situatën e re ku ndodhemi.

Megjithatë, pasi u transmetua këtë fundjavë, duket se ky format i improvizuar nuk do të vazhdojë. Me anë të një njoftimi në Instagram, stafi i “Portokalli” njofton se ka të pamundur vazhdimin e spektaklit në kushte të tilla dhe realizimi në standartin që ata duan, nuk mund të bëhet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Rama del nga “bunkeri” në rrugë, shpërthejnë “memet” në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë shënjestra e madhe e “memeve” në rrjetet sociale edhe në kohën e pandemisë së...

Close