X

“Na e shpife me ato buzë që lëpin qenin, do puthësh burrin”, Klaudia Pepa ka një përgjigje, dhe ndjekësi mbeti pa fjalë


Balerina Klaudia Pepa ditët e saj të karantinës po i kalon në shtetin fqinj, Italinë, që është dhe vendi më i prekur në Evropë nga pandemia e koronavirusit. Por, duket se Klaudia Pepa ka gjetur sfida të përshtatshme, për të hequr mendjen nga stresi i izolimit.

Me një video argëtuese, ku me lëvizjet e saj prej balerine, fshin pluhurat e xhamave me këmbë, ajo në një momnet ka puthur në buzë dhe qenin e saj.

Por një komentues, këtë gjest nuk e ka mirëpritur, duke nisur me kritikat: “Phyyy se na e shpife. Dhe të imagjinosh që ato buzë që lëpin qenin do puthësh nënën, babanë, burrin, fëmiljën….shko moj vre veten andej.”

Megjithatë Klaudia Pepa gjithmonë e sjellshme në kthimin e përgjigjeve të saj, nuk ka zgjedhur të njëjtën gjuhë si ndjekësi i saj, por i mbyll gojën me dy fjalë të thjeshta: “Shiko, qeni im është më gentil se ty.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
VIDEO/ “Shita biznesin…”, Olta Gixhari rrëfen ‘arratisjen’ dhe periudhën e mjaltit në Spanjë, ja si e kalon kohën me të dashurin në karantinë

Aktorja Olta Gixhari po e kalon këtë periudhë izolimi në Spanjë, pranë të dashurit të saj, që mbetet ende misterioz...

Close