X

Mocioni i mosbesimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, është rrëzuar pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës.

82 deputetë kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e qeverisë, 32 kundër dhe një deputet ka abstenuar.

Mocionin e mosbesimit e propozoi partia LDK, pasi Albin Kurti shkarkoi Ministrin e Brendshëm, Agim Veliu. Ministri u shkarkuar, sepse doli kundër vendimit të kryeministrit për të mos shpallur gjendjen e emergjencës, duke qëndruar në të njëjtën linjë si Presidenti Thaçi, se në Kosovë duhet shpallur gjendja e emergjecës.

Në fjalimin e tij paraditen e sotme, Albin Kurti tha se largim i ministrit të brendshëm, nuk është një arsye për rrëzimin e qeverisë dhe se ka patur një plan, për të përdorur ministrin dhe për të arritur këtë qëllim, në mënyrë që të realizohet projekti i shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Veç nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë bie qeveria”, tha Kurti.

Ai akuzoi Presidentin Hashim Thaçi, se me anë të “pazarit presidencial” kërkonte rrëzimin e qeverisë, për të realizuar shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Kurti tha se vetë Thaçi i ka kërkuar të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të bërë marrëveshje me Serbinë.

Për bindjen time motori i këtij mocioni, nuk ka të bëjë fare as me ministrin, as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak, me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh me Serbinë. Ky pazar presidencial, e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të bërë marrëveshje, pse se bëri? Nuk ka marrëveshje, as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbër, as në të kuqe…
Praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ai, e takova Presidentin. Nuk u morëm vesh, dy orë e takova, ai ma përsëriti tri herë, heq kryeministri taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha Kurti.

Albin Kurti e drejtoi qeverinë vetëm për 51 ditë, duke e bërë këtë qeverinë më jetëshkurtër në Kosovë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
VIDEO/ Politikani italian poston videon shokuese, tregon si u krijua koronavirusi

Matteo Salvini është një politikan ndryshe. Ish-zëvendës kryeministri dhe ish-ministri i brëndshëm i Italisë, njihet si një tifoz i thekur...

Close