X

Kryemadhi: Ka plasur dashuri e madhe me Ilirin, por nuk bëjmë dot fëmijë tjetër. Pijmë raki dhe hamë hudhra…


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një rrëfim interesant nga karantina.

Ajo është kthyer në kuzhinë, madje ka publikuar edhe video ndërsa bën pompa gjatë gatimit.

Por si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin Ilir Meta, tani që duhet ta kalojnë gjithë kohën të izoluar së bashku?

Kryemadhi rrëfeu se gjatë këtyre ditëve nuk janë grindur por midis tyre ka “plasur dashuria”.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilirin, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem tre fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavaur”- tha ajo në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërsa tregoi se si e kalon pasditen me Presidentin: “Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djath kackavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptur që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel.”

Monika Kryemadhi shtoi se qëndrim në shtëpi ka pasur ndikim të mirë tek fëmijët e tyre.

“Mendoj që ka një ndikim pozitiv tek fëmijët, sepse nuk janë të vegjël, por të rritur, për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni, por ndihen edhe të tërhqehur dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flas shumë edhe për shkak të profesioneve,”- u shpreh ajo

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, Magazine
Këshilli i Sigurisë/ Meta: U diskutua edhe riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë kufirit

Presidenti Meta ka dhënë nëpërmjet një komunikimi në rjetet sociale, detaje mbi atë çfarë u diskutua ditën e sotme në...

Close