X

Koronavirusi vret 738 vetë në 24 orët e fundit në Spanjë, shteti me numrin e dytë më të lartë të viktimave në botë

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë – vendin e origjinës së sëmundjes. Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, që e kanë çuar në 3,434 numrin total të tyre.

Për krahasim, Kina ka 3,285 vdekje të raportuara, ndërsa Italia – vendi më i prekur – ka 6,820. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të kërkojë më vonë nga deputetët që të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera, raporton Rel.

Ligjvënësit pritet të pajtohen për masat e izolimit, sipas të cilave, njerëzit mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime ose barna, ose për punë. Në Spanjë, në total, janë 47,610 njerëz të infektuar me koronavirus.

Pjesa e goditur më së keqi është zona përreth kryeqytetit Madrid, e cila ka 14,597 raste të raportuara.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Mbyllet pas tri orësh mbledhja online e Këshillit të Sigurisë, Meta-Rama-Basha diskutuan për situatën me COVID-19

Pas tri orësh Këshilli i Sigurisë Kombëtare e zhvilluar mes Presidentit Meta, kryeministrit Edi Rama, liderit opozitar Lulzim Basha, ministrave,...

Close