X

“Koronavirusi është ‘armiku publik numër një’”, Kreu I OBSH-së: Masat të domosdoshme, mund të përballemi me ‘ringjallje’ të virusit

Koronavirusi është “armiku publik numër një”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai iu bëri thirrje vendeve të izoluara të marrin masa “për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar” raste, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk i bëjnë këto gjëra, mund të përballen me “ringjallje” të virusit.

“Masat agresive për të gjetur, izoluar, testuar, trajtuar dhe gjurmuar (raste) nuk janë vetëm mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dalë nga kufizimet ekstreme sociale dhe ekonomike – ato janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i parandaluar ato”, tha Ghebreyesus.

Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka vrarë mbi 20,000 njerëz në gjithë botën.

Shumica e vendeve të prekura kanë ndërmarrë masa të ashpra – përfshirë mbylljen e shkollave dhe kufijve – në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Angel Gurria, ka paralajmëruar se botës do t’i duhen vite për t’u rikuperuar nga pandemia./REL

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Albin Kurtin e rrëzuan “Gringot” dhe askush tjetër, sepse ai nuk i’u bind urdhërit të tyre!

Nga Arjan Çani Albin Kurtin e rrezuan vetem Gringot dhe askush tjeter. Une personalisht nuk kam pasur asnjehere ndonje simpati...

Close