X

Isa Mustafa zbulon skenarin :Nëse Kurti nuk formon dot qeverinë,LDK do bashkpunojë me …


Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni. Ai ka shtuar se VV ende e ka mandatarin të cilit duhet të ia mundësojë presidenti për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK’në, Nismën dhe minoritetet. Mustafa ka shtuar se ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA’së, Richard Grenell.

‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk  mund të themi se nuk ëshstë pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit’’, tha ai.

’Vendimet merren në bazë të vullnetit të brendshëm të organeve dhe nuk shkojmë asesi me PDK’në. Do kërkojmë bashkëpunim me Nismën, AAK’në dhe minoritetet’’, tha ai.

‘’Kam pasur vërejtje dhe i kam ende. Por duhet të jemi të kujdesshëm nëse arrijmë marrëveshje me AAK’në, Nismën dhe minoritet do insistojmë që asnjë prej protagonistëve të mos ketë rol të njëjtë. VV do të marrë mandatin pasi ajo është e kryer me Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëqoftëse VV nuk e bën atëherë presidenti përdor diskrecionin e tij dhe zgjedhë dikë tjetër’’, shton Mustafa.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN
Emrat/Ja kush janë tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti

Qeveria Kurti sot ka rënë përmes mocionit të mosbesimit, me 82 deputetë që votuan pro, 32 kundër e 1 abstenim....

Close