X

“I blemë vetë, hapi thjesht kanalin e eksportit”, Rama zbulon të vërtetën e pajisjeve mjekësore që erdhën nga Turqia, lëvizja e vetme e Erdoganit

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ndihmën e ardhur nga Turqia me 4.5 ton pajisje mjekësore. Gjatë mbledhjes që zhvilloi online me ministrat e kabinetit, Rama u shpreh se të gjitha pajisje mjekësore janë blerë me paratë e shqiptarëve, dhe që Turqia ka hapur vetëm kanalin e eksportit.

“Duhet theksuar se duhet ta dinë të gjithë ata që na ndjekin. Të gjitha këto materiale janë blerë me fondin tonë. Qeveria turke hapi thjesht kanalin e eksportit, sepse ne kemi pasur anullime dhe angazhime të marra më parë. Ne do vazhdojmë me rezerva të tjera, falë këtij kanali. Kjo ishte për t’u vlerësuar sepse është realisht një hapje ekskluzive kanali, ndërkohë që Turqia dhe Kina janë të mbytura nga kërkesat. Ndërkohë me urdhër të Prsidentit u hap vetëm për ne,“- sqaroi Rama.

Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend. Ndihmat kanë ardhur një natë më parë nga “Lasgushi”, avioni i linjës ajrore ‘Air Albania’. Ndërsa pamjet e ngarkimit të tyre i shpërndau vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe pesë viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kryemadhi: Ka plasur dashuri e madhe me Ilirin, por nuk bëjmë dot fëmijë tjetër. Pijmë raki dhe hamë hudhra…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një rrëfim interesant nga karantina. Ajo është kthyer në kuzhinë, madje ka publikuar...

Close