X

Epidemia e koronavirusit/ Pezullohen të gjitha ndërhyrjet kirugjikale edhe në spitalet private. (Detaje nga Vendimi)

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ndërpresë të gjitha ndërhyrjet kirugjikale të planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jo publike.

Vendimi i nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu është publikuar mbrëmjen e sotme në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ndërprerja sipas vendimit, do të bëhet deri më datë 3 prill. “Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1të këtij urdhri bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do zhvillohen sipas planifikimit”, thuhet në vendim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Qeveria masa të reja për izolimin nga koronavirusi. Çfarë përmban vendimi i ri i miratuar mbrëmjen e sotme

Çdo qendër që ofron shërbime për qytetarët do të mbyllet deri më datë 3 prill. Në vendimi e marrë nga...

Close