X

“Edi jam”/ Nuk ka fund show, Edi Rama kthehet në “call centre”, merr në telefon qytetarët dhe i pyet për hallet që kanë

Thirrjeve për të dalë nga “bunkeri” dhe për të drejtuar qeverinë në këtë kohë krize, për shkak të koronavirusit, duket se Edi Rama u është përgjigjur duke bërë, pikërisht atë që bën më mirë, show dhe propagandë.

Fillimisht, kryeministri doli në rrugët e kryeqyetetit, i rrethuar nga policë dhe stafi i tij, për të bindur popullin se është në krye të punëve dhe se gjendja e tij shëndetësore, nuk e pengon të kryejë detyrën. Pasi doli në rrugë si xhandar dhe i bërtiti disa plakave, kryeministri u fut sërish në zyrë dhe zhvilloi dy mbledhje, çuditërisht me videocall.

Ndërsa në këto momente, duke vijuar propagandën, kryeministri ka nisur të telefonojë qytetarët dhe të bisedojë me ta për hallet që kanë gjatë karantinës. Këto telefonata, sigurisht transmetohen live në ERTV, që t’i dëgjojë edhe populli që nuk merre telefonata, dhe të binden, se kryeministri është më pranë qytetarëve se kurrë.

Por ky shndërrim i Edi Ramës, në një “call centre”, më shumë se sa i qetëson qytetarët, duhet t’i shqetësojë ata, sepse kryeministri i vendit, po harxhon kohë shumë të vlefshme, për punë që mund t’i bëjë gjithkush në stafin e tij, pa kamerat e ERTV-së. Përfytyroni përshembull sikur kryeministri Conte, të kthehej në “call centre” dhe të telefononte popullin italian për të zgjidhur hallet e tyre individuale të qirave, gjatë kohës së krizës, kur po vdesin qytetarë…

/TPZ.al/

Video- Rama si “call centre”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Franca konfirmon 1331 viktima dhe 25.233 të infektuar nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore franceze raportuan 231 vdekje të reja nga koronavirusi të Mërkurën, duke arritur në total 1,331 viktima. Rritja e...

Close