X

E pamundur të zbatohet plani A, UEFA ka gati një tjetër skenar për mbylljen e sezonit


Gjithë eventet e 55 federatave të Europës do të duhet të mbyllen, por koha e vendosur nga UEFA nuk mjafton. Qeveria e futbollit europian ka vënë si afatin e fundit për të mbyllur sezonin fundin e qershorit, por ky skenar duket shumë i vështirë për tu materializuar.

Në disa vende të Europës përhapja e virusit ka përshkallëzuar dhe është gati e pamundur të luhet futboll të paktën deri në fund të prillit. Kështu, mediet europiane raportojnë se UEFA do të vërë në zbatim planin B, që konsiston me shtyrjen e afatit të mbylljes së sezonit.

Besohet se deri në mes të marsit të gjitha federatat do të kenë mundësi të mbyllin sezonin, ndërkohë që formulën apo kohën e vendosjes së fituesve UEFA e ka lënë në dorë të lirë të federatave. Mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë, teksa akoma nuk dihet se kur do të përfundojë izolimi.

Nga ana tjetër fituesi i Champions League do të vendoset në formën e një “mini Europiani”. Gjysmëfinalet do të luhen me një takim në Stamboll. E njëjta gjë do të ndodhë me Europa League në Gdansk

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dortmund nxjerr në shitje yllin më të madh të ekipit për të shmangur kolapsin financiar

Borusia Dortmund është klubi me mesataren më të lartë në botë të tiifozëve në çdo ndeshje. Ndërprerja e aktivitetit ka...

Close