X

Boshatiset Sanatoriumi, po bëhet gati për t’u kthyer në spital “Covid”, ku do të shkojnë pacientët

Spitali “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi do të zbrazet tërësisht ditën e nesërme, pasi po përgatitur për t’u bërë një spital-Covid 2, pas Infektivit. Mësohet se pacientët që ndodhen të shtruar tek spitali i Sanatoriumit do të transportohen drejt spitalit të Elbasanit me shërbimet e Urgjencës Kombëtare.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe pesë viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mocioni i mosbesimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, është rrëzuar pas votimit të mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. 82 deputetë kanë...

Close