X

Albin Kurti: Pazari presidencial kërkon rrëzimin e qeverisë, nuk ka marrëveshje as në Shtëpinë e Bardhë, as në të kuqen!


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim në seancën ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së tij.

Kurti tha se largim i ministrit të brendshëm, nuk është një arsye për rrëzimin e qeverisë dhe se ka patur një plan, për të përdorur ministrin dhe për të arritur këtë qëllim.

“Nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Veç nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë bie qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, tha Kurti.

Ai akuzoi Presidentin Hashim Thaçi, se me anë të “pazarit presidencial” po kërkon rrëzimin e qeverisë , për të realizuar shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Kurti tha se vetë Thaçi i ka kërkuar të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për të bërë marrëveshje me Serbinë.

“Për bindjen time motori i këtij mocioni, nuk ka të bëjë fare as me ministrin, as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak, me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh me Serbinë. Ky pazar presidencial, e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri, shkoi në Shtëpinë e Bardhë për të bërë marrëveshje, pse se bëri? Nuk ka marrëveshje, as në Shtëpi të Bardhë, as të gjelbër, as në të kuqe…
Praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ai, e takova Presidentin. Nuk u morëm vesh, dy orë e takova, ai ma përsëriti tri herë, heq kryeministri taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha Kurti.

Ditën e sotme pritet të votohet mocioni i mosbesimit, për rrëzimin e qeverisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Rasti i pestë me koronavirus në Vlorë/ Bashkëshortët erdhën nga Lombardia, testi i parë i nxori negativë

Ka shkuar në pesë numri i rasteve të personave të prekur nga koronavirusi në qytetin e Vlorës. Panorama raporton se...

Close