X

“S’të vjen turp, reklamon luksin, je shëmbull i keq”, Ingrit Gjoni i përgjigjet nga vila në Gjirin e Lalzit: Surrat shtrembër, injorant…ti me puro


Këngëtarja Ingrit Gjoni ka zgjedhur që këto ditë të vështira, ndërsa Shqipëria është prekur nga pandemia e koronavirusit, t’i kalojë në Gjirin e Lalëzit, në vilën e saj. Ndërsa ka postuar video, ku bashkë me djalin pjekin mish në hellë, një ndjekësi këto postime i duken të tepërta.

 

View this post on Instagram

 

😷🤷🏻‍♀️🙏

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

“Marre s’të vjen…njerëzit vdesin për bukën e gojës në këto kohë të vështira e ti këtu reklamon grillin dhe kushtet e tua të jetesës që në vend t’i ndihmosh të varfrit dhe ata janë të uritur, kurse ti i urit edhe më shumë. Je një shembull i keq ti, turp të qoftë”- shkruan një ndjekës në profilin e këngëtares.

Ndërsa duket se Ingrit Gjoni është revoltuar nga ky mesazh dhe ka kaluar me tone ofenduese ndaj komentuesit: Po kur reklamon purot dhe ti me atë surat të shtrembur, mos pyt më që mot të reklamoj unë, injorant.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Rihanna dhuron 5 milionë dollarë për të luftuar Koronavirusin

Rihanna ka dhuruar 5 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin. Lajmin e ka dhënë fondacioni i drejtuar nga këngëtarja ‘Clara...

Close