X

Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, për shkak të Covid-19

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, për shkak të koronavirusit.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se gjendja e fatkeqësisë natyrore shpallet në të gjithë vendin për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Prej ditësh, opozita shqiptare dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kishin kërkuar shpalljen e fatkeqësisë natyrore.

Deri në këto momente, në vendin tonë janë konfirmuar 123 persona të infektuar me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare: 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Ministritë e Jashtme të Gjermanisë dhe Francës, kërkojnë që të shtyhet votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar në mbrëmjen e së martës, që të shtyhet votimi i nesërm në Kuvendin e Kosovës...

Close