X

Pse nuk bëhet i ditur protokolli i mjekimeve të pacientëve në infektiv?!

Nga Dritan Kaba

Viktima e peste! Mjeket dalin edhe rhone vetem izolohuni! Por askush nga ata nuk ka dhene ende se me çfare protokolli mjeksor kurohen te shtruarit ne spitalin infektiv! Italia ka filluar sot te mjekoje me nje medikament japonez! Ne France edhe SHBA po mjekohet me te njejten kure mjeksore, ate te nje antimalariku i shoqeruar me nje antibiotik!

Askush nga mjeket ende nuk kane thene apo provohen keto lloj kurash edhe me te prekurit ne vendin tone?
P.S. po e shtroj kete pyetje publike per te vetmen arsye se ne fillim te shfaqjes se virusit, nje qe ka punuar barrelist ne Torino dhe sot eshte Drejtori i Urgjences Kombetare doli ne televizione dhe dha nje mjekim teresisht te gabuar, i cilo mund te rrezikonte ose edhe ka rrezikuar jeten e dhjetra pacienteve! Ai tha qe nese rritet temperatura merrni si mjekim ibubrofen! Nje ilaç teresisht i ndaluar per kete semundje se sjell komplikacione te tmerrshme ne mushkerite e pacienteve! Por edhe sot ai nuk ka dale te kerkoje ndjese! Vazhdon te jete drejtor, kur minimumi duhej shkarkuar dhe vene ne ndjekje penale per rrezikimin e jetes se qytetarve me mosdijen e thelle te tij!

U desh nderhyrja profesionale e doktor Petrit Vasili dhe doktor Ilir Allkja qe te minimizohej demi! Por me shume njerezit e moren vesh pasi e pushuan Ilir Allkjan nga puna debatin me barrelisto-drejtorin se nga ajo qe shkroi Ilir apo video e dr Vasilit, se mediat e blera nuk e kundershtuan edhe nuk i dhane vendin e duhur dhe te merituar profesionalizmit, por vazhduan te mbajne lajmin e barrelistit! Keto qe drejtojne mjekesine jo vetem jane perhapes se mjekimeve te demshme por edhe perhapes se stresit edhe panikut!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Kriza politike në Kosovë, Vjosa Osmani thirrje deputetëve: Mos e rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit!

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve mos të përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë...

Close