X

“Kam qenë me ethe”, shihni reagimin e Trump ndaj zyrtares amerikane (Video)

Kryefjala e kohëve të fundit është koronavirusi. Frika ndaj COVID-19 është tek të gjithë njerëzit pa dallim feje, ideje, shtrese sociale etj. Këtë frikë e ka edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Së fundi në rrjete është bërë viral reagimi i Presidentit Donald Trump gjatë një konference për shtyp, kur një nga zyrtaret tha se ka pasur ethe.

E gjitha ndodhi kështu kur zyrtarët e lartë amerikanë po flisnin rreth masave ndaj koronavirusit dhe në një moment fjalën e mori Dr. Deborah Birx.

Koordinatorja e grupit të punës për koronavirus të Shtëpisë së Bardhë zbuloi se në fundjavë kishte pasur ethe, çka solli distancimin e menjëhershëm të Trump-it prej saj. “Të shtunën kisha ethe të shkallës së ulët”, tha Birx “Uh-oh”, reagoi Trump, duke u larguar menjëherë nga Birx.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
24 marsi , dita që bashkon tre politikanët shqiptarë

Tre politikanë shqiptarë i bashkon një datë mjaft e veçantë, kjo e sotmja. Presidenti Ilir Meta, kryeministri i Kosovës Albin...

Close