X

Studimi/ Koronavirusi frenohet nga moti i nxehtë dhe i lagësht

Ekzistojnë disa studime që bien dakord me hipotezën se COVID-19 preferon një klimë të ftohtë dhe të thatë në krahasim me ato me klimë të nxehtë dhe të lagësht. Ky fenomen është tashmë i njohur edhe për virusin SARS.

Më shumë raste midis 3-13 gradë

Në analizën më të fundit të të dhënave të mbledhura nga Universiteti “Johns Hopkins” i realizuar nga MIT në Boston, tregohet se numri maksimal i rasteve të koronavirusit ka ndodhur në rajone me temperatura midis 3°C dhe 13°C. E kundërta ka ndodhur me vendet me temperatura mesatare më të lartë në 18°C të cilat kanë më pak se 5% të totalit të rasteve. Kjo statistikë funksionon gjithashtu edhe për SHBA-të ku shtetet jugore (si Teksasi, Florida dhe Arizona) deri më tani kanë regjistruar një normë më të ngadaltë të rritjes sesa shtetet veriore (siç janë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kolorado).

Virusi preferon qytete të ftohta dhe të thata

Dy studime të tjera kanë vërejtur të njëjtën dinamikë: i pari, e publikuar vetëm nga dy studiues spanjollë dhe finlandezë, ka zbuluar se deri më tani 95% të rasteve pozitive në botë kanë ndodhur në temperatura midis -2 dhe 10 °C në kushte të thata.

Studimi i dytë, i botuar në fillim të këtij muaji nga një ekip i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Beihang në Kinë, shqyrtoi situatën në qytetet kineze dhe zbuloi se në ditët e para të epidemisë, në janar, para se të kryhej çdo ndërhyrje qeveritare, qytetet e nxehta dhe të lagështa panë një shpërndarje më të ngadaltë sesa ato të ftohta dhe të thata.

Parashikimet matematikore

Në të njëjtin studim, sipas modelit të vëzhguar në Kinë, studiuesit hartuan dy harta që tregojnë përhapjen e virusit në botë në Mars (foto kryesore) dhe parashikimin (vetëm në një vlerësim matematikor) të asaj që do të ishte në korrik, (foto poshtë) nëse do të konsideronim se virusi ndiqte ndryshoren e klimës në mënyrën e hipotezuar.

Kujdes në fronte të shumta

Gjithsesi asnjë prej këtyre studimeve nuk ka marrë në studim edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar së bashku me kushtet klimatike: për shembull si kanë reaguar qeveritë, linjat e infeksionit, mungesa e testeve që duhen dorëzuar, popullsia, etj.

Në një postim të fundit, Marc Lipsitch, drejtor i një qendre studimore në Harvard, thotë se: “Edhe pse mund të presim ulje modeste në përhapjen e SARS-CoV-2 në kushte të motit më të ngrohtë dhe të lagësht, nuk është e arsyeshme të pritet që kjo rënie të ngadalësojnë transmetimin sa duhet për të krijuar një ulje të kurbës”.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se midis datave 11 dhe 19 mars ka pasur një rritje të numrit të rasteve në rajone me temperatura mbi 18 °C. Është e vërtetë që virusi SARS po humbte aftësinë e tij për të mbijetuar në temperatura më të larta. Të njëjtën gjë ka edhe gripi sezonal.

Nuk mund të presim verën

Gjithsesi, për hemisferën veriore, rruga nuk ndryshon: izolimi dhe distanca sociale, plus mbyllja pothuajse totale, masa që, megjithatë, duket se funksionojnë. Për më tepër, në Itali nuk mund të lejojmë të mos veprojmë për të pritur verën. Lajmi i mirë është se nëse klima ka rëndësi, natyra do të jetë gjithashtu në favorin tonë në muajt e ardhshëm. /Corriere Della Sera/ Lapsi.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Jo vetëm temperaturë dhe kollë, mjeku Prifti tregon dy simptomat që nuk dinim për pacientët e infektuar me koronavirus: Bien në tokë direkt

Mjeku Edvin Prifti është shprehur se njerëzit e prekur nga Covid-19 kanë edhe dy simptoma të tjera, përveç kollës, temperaturës...

Close