X

Shqiptarët të pabindur/ Në Tiranë dalin për të blerë ushqime, por thyejnë masat për koronavirusin, qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit dhe bëjnë muhabet


Shqiptarët vijojnë të jenë të pabindur, pasi nuk zbatojnë masat e marra nga shteti për COVID-19.

Edhe pse u bënë shumë ditë që mjekët dhe kryeministri Edi Rama bëjnë thirrje që qytetarët duhet të vetëizolohen nga banesat e tyre, qytetarët shfaqen në rrugë dhe tregje ngjitur me njëri-tjetrin.

Madje bëjnë edhe muhabet, teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme njerëzit shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse në tregun agro-ushqimor në kryeqytet, i cili ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.

Por edhe në tregje të tjera të qytetit qytetarët shkelin çdo masë të vendosur nga qeveria.

Foto nga kryeqyteti:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Humbje e nuhatjes mund të jetë një “simptomë e fshehtë” e koronavirusit

Një pjesë e mirë e të prekurëve nga Covid-19 mund ta kalojnë atë pa simptoma, por të dhënat e mbledhura...

Close