X

Rama bashkë me portretin e Ismail Qemalit, zbarkojnë ekran më ekran, për të shpartalluar koronavirusin

Kryeministri Edi Rama, ka patur sot një ditë mjaft të ngjeshur, duke punuar ekran më ekran me orë të zgjatura, për të sqaruar situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe për të sensibilizuar qytetarët për luftën që i ka shpallur këtij virusi vdekjeprurës.

Rama u shfaq fillimisht në televizionin e tij personal, ERTV, i cili mbart një fuqi të posaçme, sepse transmetohet njëkohësisht në të gjithë televizionet e tjera informative. Ai shpjegoi për qytetarët e karantinuar, se ndodhej në sallën e mbledhjeve në kryeministri. I shoqëruar nga portreti i Ismail Qemalit, prapa shpinës, kryeministri i xhindosur, tha se ata që i kërkojnë të dalë nga Surreli, të shohin këtë video “dhe ta qepin gojën”.

VIDEO: Rama në ERTV

Më pas, duke vijuar intensivisht punën gjatë kësaj krize të madhe, Rama dhe portreti i Ismail Qemalit, u zhvendosën në një lidhje direkte me televizionin informativ, News24. Intervista në formë pune, me gazetaren Nisida Tufa, zgjati plot 35 minuta. Rama  foli për sistemin shëndetësor, por edhe për “zhurmuesit, të cilëve nuk i’u del vesi as me shpirtin”.
Gjatë këtij komunikimi, kryeministri u kërkoi qytetarëve të mos mërziten nga karantina, “sepse ka njerëz që kanë ndejtur 30 vjet në burg”.

VIDEO – Rama gjatë orarit të punës në News24

Më pas, duke vijuar punën me po këtë ritëm të lartë, Rama dhe portreti i Ismail Qemalit,  u spostuan në televizionin tjetër informativ, Abc News. Kryeministri  u mor në pyetje nga gazetari Endri Xhafo, gjerë dhe gjatë, për plot 34 minuta, ku u thanë shumë gjëra, të cilat mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

VIDEO – Rama në Abc News

Duke qenë se, të gjithë banorët e Shqipërisë, janë të karantinuar dhe një nga mjetet kryesore të argëtimit mbetet televizioni, ndoshta kryeministri duhet të punojë më pak nëpër ekrane dhe më shumë jashtë tyre, duke biseduar me ekspertë dhe mjekë. Kjo në mënyrë që, jo vetëm të luftohet koronavirusi me një plan konkret, por edhe që populli të ruajë shëndetin mendor, sepse shfaqja kaq të shpeshta dhe brutale, të të njëjtës fytyrë, me të njëjtat mesazhe, mund të sjellë efekte anësore të pallogaritshme, të cilat janë të evitueshme, mjafton që të ulet zelli i kryeministrit, për të zaptuar valët.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
“Ky infeksion e ka një ‘pikë të dobët’”, Panariti: Me distancim social, izolim dhe karantinim jemi drejt fitores

Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar sot, përmes një statusi në rrjetet social, lidhur me situatën e koronavirusit. Panariti shkruan se...

Close