X

Ky koronavirus po rrit dhe po zhvillon tej mase dashurinë mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut 

Në këtë kohë të ashpër koronavirusi, kur lajmet dhe ngjarjet janë të zeza dhe të këqija, ka vetëm një rast që bën dallim dhe duket sikur kemi një shenjë drite në fund të tunelit.

E gjithë media e portaleve, ore e çast, po ju tregon mbarë shqiptarëve, se si po rritet dhe po zhvillohet dashuria mes Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut.

Koronavirusi, që po bën kërdinë, duket që vetëm këtij çifti të lumtur nuk ka çfarë t’i bëjë.

I pyetur për këtë ngjarje të rrallë, ku virusi shkatërrues, po sjell një lumturi në ngritje, vetëm tek ky çift, epidemiologu i shquar Pëllumb Piperi, që flet dhe fle ditë e natë nëpër televizione, duke edukuar popullin mbarë, dha këtë shpjegim:

– Nuk jam shumë i qartë për këtë rast të rrallë! Ndoshta kjo ndodh, sepse ky virus ka pësuar dhe pëson vazhdimisht mutacione. Ndoshta edhe kjo dashuri, është në vetëvete një mutacion.

PS. Më poshtë, po publikojmë lajmin fare të fundit të portaleve, ku aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka hapur në rrjetet sociale rubrikën “Pyetje përgjigje me ndjekësit”. Në këtë rubrikë, Dembacaj, siç thonë portalet, tregon për herë të parë si janë marrdhëniet mes Aleksit (burrit të saj të parë) dhe Markut (burrit të saj të fundit).  Lexojeni këtë lajm.

/TPZ.al/Tej e këtej/


Rudina tregon për herë të parë si janë marrëdhëniet mes Aleksit dhe Frrokut

Rudina Dembacaj kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes.

Vetëm pak kohë më parë aktroja zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku.

Rudina është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga mijëra ndjekës.

Së fundmi aktorja ka organizuar rubrikën pyejte –përgjigje me ndjekësit e saj.

Dhe sigurisht shumë pyetje asaj i janë drejtuar në lidhje me ish bashkëshortin e saj dhe për të dashurin aktual Markun.

Një nga pyetjet drejtuar nga ndjekësit në Instagram lidhej pikërisht me raportin e Vikit dhe të atit: sa shpesh takohen babë e bijë gjatë një jave? “Sa herë të dojë dhe sa herë ta kërkojë Viki”, është shprehur Rudina.

Po Marku me Aleksin, si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? “Shumë të mira”, shpjegon Dembacaj, “Është Viki në mes”.

A e ka Rudina një dasëm të dytë në plan? “Po një valle do e marr, kur të bëhem mbarë”, është përgjigjur Dembacaj me humor, duke lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të shohim një ceremoni martese mes saj dhe Frrokut.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Video/ Biznesmeni Neranxi sfidon koronavirusin, shqiptarëve nuk do t’ju mungojnë farat, frutat e thata dhe bajamet

As shtet-rrethimi, as izolimi total nga ky koronavirus, nuk i ka trembur, apo strukur biznesmenët tanë. Është pikërisht biznesmeni i...

Close