X

Izolohet edhe Britania, Boris Johnson lajmëron masat radikale. Policia do të ndërhyjë në rast nevoje!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, nëpërmjet një mesazhi televiziv, ka lajmëruar masa të reja radikale, për të luftuar koronavirusin.

Johnson u shpreh se Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë grumbullime të më shumë se dy personave dhe do të mbyllë dyqanet që nuk shesin produkete esenciale, si ushqimet dhe ilaçet. Gjithashtu do të mbyllen libraritë, këndet e lojrave, palestrat e hapura dhe vendet ku kryhen lutje.

Duke filluar nga kjo mbrëmje, qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime, për të bërë ushtrime fizike, për nevoja mjekësore dhe për punë, kur është absolutisht e nevojshme.

Johnson tha se policia do të shpërndajë turmat, nëse qytetarët nuk binden.

Të vetmet hapësira që do të qëndrojnë të hapura janë parqet, në mënyrë që qytetarët të kryejnë aktivitet fizik, por edhe aty do të ketë rregulla strikte për distancën dhe nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se dy personave.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
VIDEO/ Apeli i Vasilit: Të përbuzim fatalitetin, përballja me koronavirusin do të fitohet

Ndërsa i gjithë vendi është mbërthyer nga frika për koronavirusin, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, mjek në profesion, përmes një...

Close