X

Vuçiç u ankua dhe kërkoi ndihmën e “vëllait” kinez, BE firmos ndihmë urgjente për Serbinë!

Pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i indinjuar me Bashkimin Europian dhe kërkoi ndihmën e “vëllait” Xi Jinping dhe Kinës, ka ardhur menjëherë reagimi i BE-së.

Ambasadori i BE-së në Serbi, njofton se BE do të dhurojë 7.5 milionë euro ndihmë për Serbinë, në luftën kundër koronavirusit.

Sapo u firmos 7.5 milionë euro donacion për Serbinë, për të luftuar koronavirusin. Javën e ardhshme, një kargo e madhe do të vijë me pajisje mjekësore kritike. BE gjithmonë me Serbinë në kohë nevoje. Veprim, jo fjalë“, shkruan ambasadori Sem Fabrizi.

Pak ditë më parë, Vuçiç kritikoi BE-në, duke thënë se unioni ka ndalur eksportin e pajisjeve mjekësore, duke braktisur në këtë mënyrë Serbinë në një kohë të vështirë. Ai kërkoi ndihmë nga Kina duke lavdëruar dhe duke e quajtur “vëlla” presidentin kinez.

Me sa duket, këto ankesa janë dëgjuar me vëmendje dhe BE reagoi menjëherë, për të mos e lënë Kinën të marrë kredite, duke bërë akte “heroike” në këtë kohë delikate për çdo vend.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Tirana si e dalë nga apokalipsi, asnjë lëvizje në rrugë

Këto pamje tregojnë një kryeqytet të shkretuar, sikur ka dalë nga apokalipsi. Pamjet ngjajnë me filmin ‘I am legend’ të...

Close