X

Koronavirusi/ Kujdes se shifrat e pasakta vrasin!

Nga Kastriot Islami

Menaxhimi i pandemisë është kompleks dhe shumë i komplikuar… Nga saktësia e shifrave varet suksesi i menaxhimit të situatës… Pasaktësia e tyre, pavarësisht arsyeve, është vrastare sidomos në rastin e pandemisë… Shifrat mund të jenë të pasakta: i) nga padija apo injoranca, ii) nga papërgjegjshmëria; iii) nga keqorganizimi, iv) për shkak të manipulimit me vullnet njerëzor… Shifrat për publikun mund të jenë të “zbukuruara” për t’i fshehur të vërtetën me mendimin se kështu menaxhohet më mirë frika… por kjo është afatshkurtër… Transparenca është e vetmja mënyrë suksesi për të meanxhuar situatën dhe pasur mbështetjen e përhershme të publikut…

Përse duhet të patur kujdes me shifrat???!!!

Janë të botuara në faqen zyrtare të OBSH, por edhe nga portale të tjera shifrat për situatën e koronavirusit në mbi 150 vende të botës… Shqiptarët i lexojnë ato dhe tentojnë të kuptojnë se cfarë ndodh… Duke qenë shumë afër dhe me lidhje tradicionale me Italinë, shqiptarët janë të shqetësuar për situatën dhe kanë edhe frikën se mos ajo vjen edhe në Shqipëri… Shpesh shifrat nga Shqipëria duken “optimiste” dhe personalisht jam orientuar drejt këtij opsioni pa qenë ekspert në këtë fushë, por thjesht duke kuptuar logjikën e shifrave. Por të gjithë kanë shqetësimin e saktësisë së shifrave… !!!

Për shembull, le të analizojmë numrin e qytetarëve të infektuar me COVID-19 apo numrin e atyre që quhen “confirmed case” (numri i qytetarëve që kanë dalë pozitiv nga testimi) në vende të ndryshme të botës në raport me popullsinë e tyre. Është e “habitshme/ccuditshme” që Shqipëria ka raportin më të ulët?! Konkretisht, Shqipëria më 21 mars 2020, ka 26 persona të infektuar me COVID-19 në 1 milion banorë (kjo shifër e ulët dhe e pabesueshme mund të vijë për shumë shkaqe, kryesisht subjektive dhe të organizimit). Ndërkohë që kjo shifër është 886 për Italinë, 258 për Gjermaninë, 222 për Francën e kështu me rradhë (shih grafikun)… Kjo është një shifër “pabesueshmërisht e ulët” për cdo qytetar…

Kjo shifër të shtyn të bësh pyetjen: A janë realisht vetëm 76 persona të infektuar? Apo më shumë? Sa herë më shumë?… Madje po të shkohet më larg mund të bëhet edhe pyetja tjetër: Mirë të testuar pozitiv janë 76 persona, por sa individë janë të “dyshuar” apo potencialisht të aftë të infektojnë të tjerët? Sepse nëse i gjithë problemi i Shqipërisë do të ishin vetëm 76 individët “pozitivë”, atëherë problemi do të ishte jo vetëm i thjeshtë, por edhe minimal… Sigurisht që dikush do të shtronte: si përcaktohen të “dyshuarit” dhe si përcaktohet numri i tyre? Përgjigjen po e jap përmes një pyetjeje dhe një përgjigjeje. Pyetja është: Duke marrë shembull nga mënyra sesi u menaxhua situata në Kinë, a zotëron qeveria ndonjë organizim për të vlerësuar, përcaktuar dhe menaxhuar rastet e dyshuara? Kurse përgjigja vjen nga Kina: të gjithë raportimet ditore nga Wuhan tregojnë se “numri i të dyshuarve” që mbaheshin në gjurmim nga sistemi kinez, i ngritur pas shfaqjes së COVID-19, ka qenë deri 10 herë më i lartë se numri i të testuarve “pozitivë” dhe këto mbaheshin në gjurmim permanent (madje 1,5-2% e tyre mbaheshin në observim mjekësor) se ishin kontigjenti më i madh i përhapjes së virusit. Kjo analizë të shtyn në ekstrapolimin hipotetik se “numri i të dyshuarve” në Shqipëri do të ishte mbi 760…

Po të nisemi nga një statistikë tjetër, nga Italia, rezulton se sot nga 53578 raste “pozitivë” vetëm 2857 raste janë në “gjendje serioze dhe kritike” ose vetëm rreth 5%… Ndërkohë nëse do të bënin të njëjtin ekstrapolim si më lart, atëherë rasti i “të dyshuarve” në Itali do të ishte rreth 200 herë më i lartë se i “rasteve serioze dhe kritike”…

Bëni vetë llogaritjet për Shqipërinë edhe nga ky këndvështrim…!

Për të mos krijuar as panik e as frikë vetëm po lëshoj mesazhin: Kujdes me shifrat…! Nesër do të jetë vonë!

Unë s’jam ekspert në virusologji, prandaj mund të them vetëm se: “Shifrat e pasakta herët a vonë vrasin…!”

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Spanja kërkon “Plan Marshall” kundër koronavirusit: Europa është në luftë dhe duhet të përgjigjemi me çdo mjet

Kryeministri i Spanjës ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të përdorë një “Plan Marshall” të tij, duke përshkruar një program...

Close