X

Media italiane i bën jehonë mashtrimit të Ramës: Fake news i kryeministrit të Shqipërisë!

Ditën e sotme, Edi Rama, njeriu që akuzon çdo ditë mediat për lajme të rreme dhe ka ndërtuar një paketë për t’i “luftuar” ato, ka shpërndarë një lajm të rremë, sa tragjik, aq edhe komik.

Rama postoi një video, ku sipas tij shfaqej policia spanjolle duke shpërndarë qytetarët, në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Qëllimi i videos, ishte trembja e popullit shqiptar, që do ta pësonte njëlloj si qytetarët në video, nëse nuk karantinohen.
Por, shumë shpejt u zbuluar se kjo video, pasqyronte një protestë në Algjeri, pa asnjë lidhje me koronavirusin dhe Spanjën. Pra, kryeministri kishte gënjyer.

Këtë ngjarje e ka pasqyer edhe emisioni “Le Iene”, që transmetohet në Mediaset.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama postoi një videon në faqen e tij të Facebook, ku agjentët përdorin shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Ai thotë se  video “vjen nga Spanja, kur një person ka vdekur çdo katër minuta ditën e djeshme” nga koronavirusi. Por kjo nuk është e vërtetë“, thuhet në lajmin e publikuar nga media italiane.

Kryeministri Rama, e pranoi se kishte shpërndarë një lajm të rremë dhe kërkoi ndjesë, por u shpreh se videon ia kishte dërguar një mik nga Italia.

Duke mos e harruar zakonin e keq, se për çdo gabim që bën vetë, duhet të akuzojë edhe kundërshtarët, Rama bëri një qasje mes postimit të tij qesharak dhe qytetarit dixhital, që përdor Sali Berisha, për ta relativizuar gafën e tij.

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital” ” , shkruan Rama në rrjetet socialie pas fake news-it.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Basha tregon tre prioritetet për përballimin e krizës: Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin

Në intervistën për Nova Media, kryedemokrati Lulzim Basha tregoi tre prioritetet, sipas tij, për daljen nga kriza, pas shfaqjes së...

Close