X

Policia-qytetarëve: Nuk do të lejohet shitja në minimarkete e dyqane


Policia e Shtetit sqaron sërish qytetarët lidhur me masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në një njoftim në “Facebook”, policia thekson se gjatë fundjavës nuk do të lejohet shitja në minimarkete apo dyqane me shumë e pakicë.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga pyetjet e shumta drejtuar Policisë së Shtetit nëpërmjet adresave zyrtare të vëna në dispozicion të qytetarëve, sqarojmë se:

Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.

Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME, VIDEO
‘Dy kontaktet e pacientit zero, gati të lënë spitalin’, si është gjendja e të shtruarve të Infektivi. Shefja e shërbimit: Dy pacientët në terapi intensive

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhjen direkte me spitalin Infektiv, me mjekët që po trajtojnë pacientët me koronavirus është...

Close