X

Jeta jonë në dorë të Ramës, aq e frikshme sa edhe ai vetë është mbyllur në shtëpi!


Nga Endri Shabani

Mos rri ne shtepi!

Nese ti beson qe spitalet tona mund te perballojne 400 mije te semure ne muaj, atehere mos rri ne shtepi.

Nese ti kujton se sistemi yne shendetesor ka 100 mije aparate oksigjeni, shko luaj domino poshte pallatit.

Nese ti mendon qe kjo situate duhet te vazhdoje me muaj te tere, atehere s’ka arsye te qendrosh ne shtepi.

Nese ti mendon qe banoret e New Yorkut, Londres, Berlinit dhe Parisit, jane izoluar ne shtepi nga qejfi, atehere dil per xhiro nga liqeni.

Nese ti mendon qe Mekes dhe Vatikanit, Taxh Mahalit dhe Luvrit i eshte vene dryni kotmasikoti, atehere dil pije nje kafe ilegalisht tek kafja mbrapa pallatit.

Nese ti mendon qe kampionati evropian i futbollit dhe kampionati olimpik jane anulluar pa shkak, atehere kot qe te rrish ne shtepi.

Nese ti beson qe Rama e ka ne kontroll kete situate, dhe nuk ka arsye te shqetesohesh, ti sje budalla te rrish ne shtepi.

Nese ti mendon qe Shqiperia ka nje sistem shendetesor me te mire se Italia, Spanja apo Kina, keshtuqe nuk ka asnje rrezik per ty apo per familjen tende, s’ke pse rri ne shtepi. Sepse me shume mundesi ti jeton diku larg Shqiperise dhe nuk e ke fare idene se cfare po ndodh.

Keshtuqe kudo qe te jesh mor mik, dil lirisht. Shijo diellin e pranveres. Luaj domino, bej xhiro, shko per vizita, per kafe apo hashure. Shijo jeten me nje llaf.

Ne te kundert, leri nazet dhe teorirat po mbyllu ne shtepi, se sot, ti, femijet e tu, prinderit e tu, motrat, vellezerit, dhe te gjithe njerezit qe ti do me teper ne bote, jane ne dore te shtetit qe drejton Rama.

Dhe kjo eshte aq e frikshme, sa ai per vete eshte mbyllur ne shtepi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Nga mesdita e nesërme me rregulla të reja, Ministria e Shëndetësisë nxjerr urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit....

Close