X

Ndodh mrekullia/ Koronavirusi e kthen Elisa Spiropalin nga grua epike në zonjë lirike

Ka ndodhur më në fund edhe ajo që nuk pritej.

Koronavirusi, i cili ka pak ditë që ka hyrë në vendin tonë, ka kryer pak a shumë një mrekulli.

Elisa Spiropali, e njohur si gruaja më e fortë dhe më epike e PS-së, në këtë kohë të tmerrshme karantine dhe shtet-rrethimi, në praninë e virusit të tmerrshëm, ka pësuar një mutacion të pabesueshëm.

Në një kohë rekord, ajo është kthyer nga një grua epike, në një zonjë lirike, shumë e ndjeshme dhe shumë e butë.

I gjithë ky ndryshim, ka ndodhur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
Përpara disa orësh, ajo ka hedhur në rrjetet sociale një video, ku përmes një lirizmi të thellë, me një mallëngjim të paparë, ka recituar poezinë e njohur, “Kur nuk ndihesh fare mirë” të Lasgush Poradecit.

– Të dashur miq, ju përshëndes me këtë perlë të Lasgushit, i cili vetminë e kthente në art, – thotë Elisa në krye të kësaj video.

Pas kësaj, rrjeti shpërtheu. Disa fansa edhe qanë nga inati, që nuk e kishin njohur më parë këtë shpirt kaq lirik, më të butë se mëndafshi.

Vetë lideri ynë, komandanti i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama, e hapi dhe e dëgjoi recitimin e Elisës, brenda vilës beton-arme të Surrelit. E dëgjoi plotë pesë herë, aq sa edhe Zaho që ishte aty afër u çudit, me këtë veprim të çuditshëm të baba Edit.

Pasi e pa dhe dëgjoi Elisën, lideri i mallëngjyer tha:

– Do ta shtyj shtet-rrethimin deri në qershor! Këtë popull po e mbylle, bën mrekullira!

PS. Për atmosferë, lexoni më poshtë vjershën “Kur nuk ndihesh fare mirë” të Lasgush Poradecit dhe pasi ta mbaroni, po për atmosferë, shihni dhe dëgjoni recitimin e Elisës.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Kur nuk ndihesh fare mirë – Nga Lasgush Poradeci

Kur nuk ndjehesh fare mirë
(Sepse shpirtin e ke plot),
Ze këndon në vetësirë
Pa të derdhen pika lot.

Pika lot, si pika dylli,
Që të derdhen aqe shpesh,
Kush qepallat nuk i mbylli…
Nuku mund t’i marë vesh.

Kujt s’j-u dha t’i rrahi mentë,
Në shtëpi kush nuk u mbyll,
Më një hov kur shpirt’i shentë
Ndrin e digjet posi yll –

Nuku mund t’a dijë fare,
As që do të ndjejë dot
Ç’pruri kënga mendimtare
Me çdo varg prej pikash lot:

Kush të tall me verb të kotë,
Nuku mund t’i ndjejë gjiri
Ç’Drit’ e bardhë djeg në botë
Me çdo pikë prej qiriri.

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Drejtori i shtet-rrethimit dhe i OSBE-së, Edi Rama, urdhër i prerë për burgosjen e të gjithë pleqve

Ky koronavirus, sa vjen dhe po e ndryshon këtë botë, në mënyrë shumë të frikshme, sidomos kur atij i bashkëngjitet...

Close