X

Jepuni njerëzve para në dorë, kjo është politika më e mirë e qeverisë

Nga Neritan Sejamini

Për të vlerësuar politikat më të mira që mund të merren nga qeveria për të ndaluar apo kuruar krizën e pritshme financiare dhe ekonomike të vendit, duhet së pari të mbahen parasysh disa të vërteta të thjeshta por që shpesh anashkalohen apo nënvlerësohen.

Së pari duhet të pranojmë se nuk ka asnjë masë ekonomike që të kundërshtojë të gjitha ndikimet negative të kësaj krize. Në fund, kjo krizë do të prodhojë efekte negative ekonomike, ose ngadalësim të rritjes ekonomike ose rënie ekonomie. Parashikimet për disa nga ekonomitë kryesore, sidomos atë amerikane, janë nga më pesimistët që prej krizës financiare të 2007-2008.

Në rastin e Shqipërisë gjasat janë që ajo do të ndihet më pak në termat e rritjes ekonomike, por ndoshta më shumë nga ana shoqërore, duke patur parasysh se një pjesë e madhe e popullsisë jeton me pak të ardhura.

E dyta, duhet kuptuar se është e pamundur që të gjitha kostot e kësaj krize të përballohen nga qeveria. Jo vetëm sepse kjo nuk është krizë e krijuar nga qeveria, por sepse qevberia e ka teë pamundur që të përballojë të gjitha kostot që mund të rikuperohen. Një pjesë e tyre do të duhet të përballohen nga sektori provat dhe individët.

E treta, qeveria nuk prodhon të ardhura, ajo i mbledh ato nga bizneset dhe individët. Kjo do të thotë që qebveria vetëm mund të rishëprndajë paratë, pra t’i marrë nga një përodirm i caktuar dhe t’i çojë në një tjetër, apo të heqë dorën nga mbledhja e disa të ardhurave që pastaj do të duhet t’i heqë nga ai përdorim ku i kishte planifikuar.

Kjo do të thotë që çdo masë që ndërmerr qeveria ka fitues edhe humbës, disa individë, grupe apo biznese përfitojnë dhe disa të tjerë humbasin.

Kjo gjë duhet patur parasysh mirë: kur propozojmë që qeveria duhet të financojë këtë apo atë individ, grup apo biznes, automatikisht kemi kërkuar që ajo t’i heqë ato nga individë, grupe apo biznese të tjera.

Natyrisht qeveria mund të shtypë para të reja dhe t’i hedhë në qarkullim, por kjo gjë çon menjëherë në rritjen e çmimeve dhe rezultati final i kësaj politike është zero madje mund të jetë edhe negativ.

Pas këtyre parimeve të përgjithshme mund të diskutohet se cila është politika më e mirë që qeveria mund të ndërmarrë për të mbështetur financiarisht bizneset dhe individët.

E pesta, politikat publike kanë pasoja të paparashikueshme. Masat për të mbështetur këtë apo atë sektor apo grupim shoqëror mund të prodhojnë efekte të ndryshme nga ato që mendohen paraprakisht, madje mund të bëjnë më shumë dëm: mjafton të shohim rastet kur banka apo kompani të subvencionuara nga qeveritë falimentojnë duke humbur edhe partatë e subvencionit. Prandaj, është e këshillueshme që qeveria të mos përfshihet në politika të ndërlikuara dhe mbi të gjitha të tregohet e matur në rreziqet që do të ndërmarrë.

Duhet patur parasysh që struktura ekonomike e vendit: një ekonomi anemike, pa prodhim, me shërbime të pazhvilluara, kryesisht shoqëri konsumatore e mbështetur në importin e pothuajse çdo produkti.

Ata që janë prekur më shumë janë bizneset fare të vogla, kryesisht dyqane, bare, restorante, njësi të vogla shërbimesh si ato të kudjesit personal, zanatesh si mekanikë, teknikë, parukierë, individë profesionistë si dentistë, vetërinerë,  etj; industria e udhëtimit dhe industria e hoteleve.

Shumica e këtyre bizneseve punësojnë vetëm një individ, ose maksimumi dy tre persona të tjerë. Humbja kryesore e tyre është në të ardhura dhe në pak kosto të tjera. Rifillimi i aktivitetit të tyre është i menjëhershëm pas kalimit tyë krizës pa humbur aftësinë e biznesit apo të tregut.

Kriza kryesore e tyre do të jetë kriza e likuiditetit: ata nuk do të kenë para për të paguar qiratë, rrogat ose për të nxjerrë të ardhurat për jetesën e tyre.

Duke patur parasysh gjithë më sipër, politika më e mirë për të mbështetur : transferimi direkt i parasë në të holla (kesh) direkt tek njerëzit është politika më e mirë.

Së pari, është mbështetje direkte, e menjëhershme për njerëzit më të prekur duke kompensuar direkt humbjen apo zvogëlimin e të ardhurave dhe duke u dhënë zgjedhje se si të konsumojnë.

E dyta, kjo masë stimulon konsumin. Duke marrë kesh ata do ta shpenzojnë direkt në atë pjesë të shërbimeve dhe prodhimit që nuk është mbyllur duke gjeneruar të ardhura për ta dhe duke i ndihmuar të kenë likuiditet.

Së treti, ka një kosto zero për ekzekutimin e saj si nga qeveria ashtu dhe nga privatë: me paranë e marrë të gjithë do të paguajnë detyrimet e zakonshëm, si më parë dhe do të përballojnë jetesën. Një pagesë e vetem kesh zëvendëson një sërë masash të tjera, që do të jepnin të njejtin efket si përjashtime nga pagesa e detyrimeve të ndryshme publike dhe private, shtyje afatesh etj.  Me paranë kesh në dorë njerëzit mund të paguajnë energjinë, ujin, kreditë, qiratë dhe të jetojnë.

Nuk ka nevojë për qindra veprime administrative, dhjetëra marrëdhënie problematike që do të krijohen nga ndryshimet etj.

Së katërti, nuk krijon kulturën e mos pagesës dhe të evazionit dhe nuk lë shtigje për abuzim, çfarë ndodh përherë me programet e faljeve, shtyrjeve, lehtësirave fiskale etj.

Sa i përket bizneseve, ajo që duhet të ofrojë qeveria duhet të jetë sërish hua direkte apo garanci huash bankare. Për të njejtat arsye, kjo masë ofron direkt likuiditet, ka feket të menjëhershëm, ka kosto të ulët dhe i detyron bizneset që të ruajnë përgjegjësinë e tyre. Mbi të gjitha nuk lejon asnjë mundësi për evazion fiskal, pasi bizneset duhet të paguajnë njësoj detyrimet dhe faturat e tyre.

Natyrisht se cilët individë dhe cilat biznese do të mbështeteshin, kjo është çështje e mundësive të qeverisë. Parimi është prioritet janë individët më të prekur, si masë sociale, bizneset e vogla dhe më të dobëta, sërish si masë sociale, dhe pastaj individët me të ardhura më të larta dhe bizneset e mëdhaja. /exit.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, IDE, LAJME
Plani ekonomik i COVID premton “garanci” dhe falje të padetajuara

Kryeministri Edi Rama shpalli planin ekonomik për krizën e shkaktuar nga COVID-19 pa dhënë detaje se si do të funksionojë,...

Close